Ka filluar takimi mes liderëve të Ballkanit perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke hyrë në takim shprehu qëndrimin e Kosovës dhe pritjet që ka vendi nga ky takim.
“Jam këtu për të dhënë një mesazh të fortë në emër të qytetarëve të Kosovës, sepse kemi nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit perëndimor”, tha Osmani para medieve.
“Sa më shumë hapësirë që mbetet në rajon, mund të shfrytëzohet nga faktorët malinjë dhe është e qartë se kjo hapësirë do të shfrytëzohet”, tha ajo, raporton RTKlive.
Osmani-Sadriu deklaroi se shpreson që sot vendet e Ballkanit Perëndimor, të dëgjojnë një perspektivë të qartë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian për këtë rajon.
Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.