Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmë në fshatin Lubizhd të Prizrenit.
Viktima mashkull ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, një telefon dhe tri ora dore.
Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/