Kryeministri Kurti në një konferencë për media ka thënë se vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë është historike për shkak se është vizita e parë e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës.
Kurti tha se kjo vizitë është po ashtu e rëndësishme edhe për rrethanat që janë krijuar në botë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Kjo vizitë është historike, sepse është vizita e parë e një kancelarin gjerman në Qeverinë e Kosovës. Bota pas agresionit rus, është trazuar pikërisht në këtë kohë kancelari ka treguar qartësi e vizion në mbrojtjen e të drejtave të përbashkëta.
Ne jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen tuaj. E sigurova kancelarin se Qeveria jonë po vazhdon me reforma të përgjithshme, si sundimin e ligjit dhe kulturën demokratike në Vend”, u shpreh Kurti.
Kuti tha se me kancelarin gjerman kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për procesin e Berlinit.
“Sa i përket dialogut, i tregova se jemi treguar palë e përkushtuar por se Serbia po vazhdon të bllokojë zgjidhjet që ofrojmë, edhe për procesin e Berlinit. Në këtë proces Kosova po tregon përafrimin e saj me politikat e BE-së”, u shpreh Kurti.