Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poterq i Ulët në Klinë.
Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 euro para.
Pas kryerjes së veprës i dyshuari ( që dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes, transmeton lajmi.net.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është nën hetime.