Një 80-vjeçar është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.)”, tha Krasniqi.
Ai tha më tej se lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në.