Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.
Si rezultat, deputeti Haki Abazi, i cili ishte më i zëshmi kohëve të fundit në lidhej me këtë çështje është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë.
Pas kësaj, Haki Abazi është zëvendësuar nga deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha.
Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.
Ndryshe deputeti Abazi gjatë një konference për media sot deklaroi se kryeministri i vendit, njëherësh i pari i VV-së Albin Kurti ka kërkuar shkarkimin e Haki Abazit.