Nuk ka kaluar në Kuvend rezoluta e PDK-së për Grevën e përgjithshme të sindikatave.
Kjo rezolutë ka marrë vetëm 22 vota për, 39 vota kundër, dhe 6 abstenime.
Kundër kësaj rezolute kanë votuar deputetët e partisë në pushtet.
Në seancën e djeshme ka pasur debat parlamentar në lidhje me grevën në arsim. Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria që sa më parë të gjejë zgjidhje për dalje nga situata, e në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se greva po përdoret nga opozita si armë kundër Qeverisë së tij.
Pas votimit të rezolutës seanca fillon me pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 15 shtator 2022.