Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të miratohet Projektligji për Rregullimin e Çmimit të Barnave, i inicuar nga PDK, i përkrahur nga opozita.
Kjo pasi që partia në pushtet, Vetëvendosje, e ka kundërshtuar fuqishëm të njëjtin, nën arsyetimin se këtë Projektligj është duke e hartuar edhe Qeveria, shkruan lajmi.net.
Projektligji në fjalë mori 19 vota pro e 2 abstenime.
Teksa, 42 deputëtë votuan kundër.