Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend, ndërsa jashtë objektit po protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seancën e nisi kryekuvendari Glauk Konjufca.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Protesta e tyre vjen pasi Kuvendi i Kosovës të martën, e ka kaluar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro.