Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë arritur para Kuvendit të Kosovës.
Të njëjti janë duke protestuar në kundërshtim të votimit në parim të projektligjit për pagën minimale.
Përpos veteranëve, para objektit të Kuvendit të Kosovës janë edhe pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, të cilët po përkujdesen që siguria të jetë sa më e lartë në këtë protestë dhe që të mos ketë eskalim të situatës.
E pikërisht për këtë, nga veteranët e pranishëm në këtë vend kanë thënë se nuk kanë punë me zyrtarët policorë.
“Nuk kemi punë me Policinë e Kosovës, ne e kemi me qeveritarët që e kanë thy ligjin e Kushtetutën”, deklaruan ata.
Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të mos ofendohen apo provokohen zyrtarët policorë të Kosovës.
Të njëjtit kanë vazhduar të brohorasin “UÇK”, ndërsa Faton Klinaku nga OVL-UÇK tha numër i madh i veteranëve janë duke ardhur drejt Kuvendit.