Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një vetaksidenti në Zubin Potok.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën në ora 22:10, shkruan lajmi.net.
“Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident, ku si pasojë lëndime ka marr vetë vozitësi si dhe dy pasagjerët e tij. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.”, njofton Policia e Kosovës.
PK-ja bënë të ditur se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore dhe rasti i dedikohet njësisë përkatëse për hetim të mëtejmë.