Një vetaksident ka ndodhur në Prishtinë ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka treguar Ahmeti.
Ajo ka shtuar se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.