Një person ka vdekur në autostradësn “Arbër Xhaferi” si pasojë e vetaksidentit me kamion.
Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin, duke treguar se në vendngjarje kanë qenë prezente policia, zjarrfikësit e ambulanca.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, thanë nga policia.