Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka kërkuar reagim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për vërshimet që kanë dëmtuar Skenderajn, Mitrovicën, Klinën dhe Istogun.
Çitaku një gjë të tillë e ka deklaruar në ‘Facebook’, duke shpresuar që institucionet do t’u ndihmojnë qytetarëve të prekur nga vërshimet.
Postimi i saj i plotë:
Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.
Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata.
Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht.