Në objektin e Gjykatës në Mitrovicë, janë hasur mbishkrime me përmbajtjen “Albin Zajednica”, të mërkurën e 22 marsit.
Në raportin-24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Vandalizëm”.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtat mbishkrime dyshohet të jenë shkruar nga katër persona.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.