Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Europian dhe fjalimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.
“Mirëpresim raportin e Parlamentit Europian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit, implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Europian”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Welcome the 🇪🇺 Parliament’s report and these clear words by @ViolavonCramon on visaliberalisation, reforms, rule of law, implementation of the CC judgement on Decani and the Dialogue on 🇽🇰path towards EU integration
👇 https://t.co/xJtqjJWrud— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 6, 2022
Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.
Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet, raporton Gazeta Express.
“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha deputetja gjermane, Viola von Cramon
Në raportin për Kosovën sërish bëhet thirrje për liberalizimin e vizave.
Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.
Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve.