Shtetasit grekë së shpejti do të mund të pajisen me pasaporta të vlefshme për një periudhë dhjetëvjeçare në vend të pesë viteve, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të vendit, Takis Theodorikakos.
Ministri tha për televizionin SKAI se Greqia është një nga shtetet e fundit anëtare të Bashkimit Evropian që ende lëshon pasaporta me vlefshmëri më të shkurtër se dhjetë vjet, duke pretenduar se zgjatja e vlefshmërisë së këtyre pasaportave nga pesë në dhjetë vjet do të rezultojë në kursime të konsiderueshme financiare dhe administrative.
“Do të thotë më pak burokraci për qytetarët grekë, veçanërisht grekët jashtë vendit. Kjo do të çlirojë kohën e policisë. Do të përfitojë edhe shteti edhe qytetarët”, u shpreh ai.
Vendet europiane ku lëshimi i pasaportës kushton më lirë:
Në Estoni, Spanjë, Letoni dhe Lituani kushton më lirë lëshimi apo rinovimi i një pasaporte me një vlefshmëri 10-vjeçare.
Aktualisht, marrja ose rinovimi i pasaportës greke kushton 85 euro, por e njëjta vlen vetëm për pesë vjet, ndërsa rinovimi i pasaportës në Belgjikë kushton 65 euro dhe e njëjta vlen për shtatë vjet.
Ndërsa në Itali, ku pasaportat kushtojnë pak më shumë, 116 euro, të njëjtat vlejnë për një periudhë dhjetë vjeçare, gjë që e bën akoma më të lirë marrjen e pasaportës në Itali sesa marrja apo rinovimi i një në Greqi.
Lista e vendeve:
Itali 116 euro
Franca 86 €
Greqia 85 €
Austria 75,90 €
Qipro 75 €
Irlanda 75 €
Holanda 74,77 €
Belgjika 63 €
Gjermani 60 €,
Lituania 43 €
Estonia 40 €
Spanja 30 €
Letonia 28,46 €./Euronews.al