Skuadra spanjolle, Mallorca, është rikthyer te Lazio me një ofertë të re për Vedat Muriqin dhe bisedimet mund të avancojnë së shpejti.
“Biancocelestët” janë të etur për të rikthyer në shtëpi sulmuesin kosovar këtë verë pasi ai nuk arriti plotësisht ta bindë trajnerin Maurizio Sarri për cilësitë e tij. Muriqi ishte në prag të një kalimi te Club Brugge përpara se gjërat të dështonin përfundimisht pas testeve mjekësore.
Siç raportohet nga “TMW”, Mallorca është rikthyer te Lazio me një ofertë totale prej rreth 10 milionë euro për Muriqin dhe të dy klubet tani po diskutojnë shtesat e mundshme.
Skuadra spanjolle është jashtëzakonisht e prirur për të siguruar nënshkrimin e kosovarit dhe të dy klubet janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.
Ky operacion do t’i lejonte Lazios të shmangte humbjen kapitale nga kartoni i Muriqit.
Ai ka bërë 49 paraqitje në të gjitha garat që kur iu bashkua Lazios në shtator të viti 2020. Që nga atëher, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.