Ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik e veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyqeri Hasani.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Shembulli yt, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove, do të rroj në lavdinë e luftës çlirimtare dhe veprimtarisë kombëtare, në virtytet e çmuara njerëzore e profesionale që le pas, si kujtimin më të vlefshëm për ferizajasit e më gjerë”, shkruan Aliu në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Sot, na dha lamtumirën e fundit, ferizajasi i rrallë, profesori i respektuar, veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik e veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyqeri Hasani.
Lamtumirë Profesor!
Lamtumirë luftëtar i lirisë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lamtumirë veprimtar i shquar i çështjes kombëtare!
Shembulli yt, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove, do të rroj në lavdinë e luftës çlirimtare dhe veprimtarisë kombëtare, në virtytet e çmuara njerëzore e profesionale që le pas, si kujtimin më të vlefshëm për ferizajasit e më gjerë.
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Hasani, kolegëve të të ndjerit nga arsimi, bashkëluftëtarëve, miqve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.
Dritë pastë shpirti i tij!