Ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shemsedin Topko.
Sindikata e Policisë i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.
Sindikata shton se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të paharruar.
Telegram ngushëllimi!
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsedin Topko.
Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
Humbja e tij na prek të gjithëve, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të paharruar.
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës