Ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit nga aksidenti i djeshëm më autoambulancën në Gjakovë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se deri te aksidenti ka ardhur pasi një veturë ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.