Një person është arrestuar pasi që javë më parë nga vetura e tij është rrëzuar një person i cili të enjten ka ndërruar jetë në QKUK.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 27.05.2022, në Klinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është arrestuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë nga vetura e tij dyshohet se është rrëzuar viktima mashkull kosovar, i cili më 16.06.2022 ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.