Një person ka humbur jetën, si shkak i rrokullisjes së traktorit me të cilin po punonte tokën. Rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ndërsa, njoftimi për varrim është bërë nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me date 09.10.2022 ndërroi jete babai Nezir Hasani. Ceremonia e varrimit behet me 10.10.2022 ne ora 16:00 ne fshatin Randobrave.”, kanë deklaruar familjarët.
Policia ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /