Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi që i njëjti është rrëzuar nga një lartësi prej 4 metrave.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /Telegrafi/