Një 14-vjeçare ka vdekur sot në Mitrovicë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, nëpër rrjete sociale.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se e jona dhe e paharruara Eriona Suma ndërroi jetë me datën 02.09.2022, në moshën 14-vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 02.09.2022, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali niset nga xhamia te varrezat e Shipolit në ora 16:20 (me ikindi)”, thuhet në njoftimin mortor.