Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:35 në Suharekë një punëtor ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës derisa po testonte një makineri.
Sipas Policisë, ai ka pranuar trajtim mjekësor, por s’ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur.
Për këtë rast është arrestuar një person, i cili është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.