Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të premten në Prizren pasi ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar.
Në raportin e Policisë thuhet se vdekja e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, përcjell Demokracia.com.
“HETIM I VDEKJES/Prizren 07.10.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt ,ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.