Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pas plagëve të marra pasi u godit me armë zjarri gjatë një fjalimi të tij.
E plotësuar: Edhe BBC konfirmon vdekjen e Abes!
Kështu raporton Sky News, e cila thotë se Abe vdiq pas plagëve të marra, të cilat ishin shumë të rënda, transmeton lajmi.net.
67-vjeçari mori plagë të rënda në qafë pas goditjes nga predha e lëshuar.
Edhe media nga Japonia, “Japan Times” e ka raportuar dhe konfirmuar vdekjen e Abes.