Një grua mbrëmjen e së martës ka vdekur pasi që është goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Babimoc të Obiliqit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se vozitësi i automjetit e goditi viktimën nga pakujdesia, shkruan lajmi.net.
Siç njofton policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Babimoc, Obiliq 04.10.2022 – 19:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë.