Në Mitrovicë të Veriut është raportuar se është gjetur një viktimë mashkull kosovar pa shenja jete.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.