Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në rajonin e Fushë-Kosovës.
Ankuesi ka raportuar se fqinji i tij është gjeturi i shtrirë në dysheme në banesën e tij.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar edhe vdekjen e tij.
Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd teksa kanë deklaruar se viktima shpesh ka konsumuar alkool, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin është kontaktuar edhe Prokuroria, nga ku është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
Rasti është nën hetime./Lajmi.net/