Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes pasi derisa ishte duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë, i cili ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.
Tutje në raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.