Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës.
Sipas njoftimit për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Drjetorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës, shkruan lajmi.net.
“Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qëndror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar ‘Sharri’ në zonën e Brezovicës”.
Prokuroria ka bërë të ditur se qëllimi i këtij operacioni të sotëm në Brezovicë është identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin. /