Është varrosur biznesmeni Bedri Rexhepi, mbetjet mortore të së cilit u gjenden ditë më parë.
Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit pjesëmarrës ishin një numër i madh i qytetarëve.
Kujtojmë se sipas prokurorisë, i ndjeri Bedri Rexhepi është vrarë për shkak të përfitimit material për shumë 30 mijë euro.
“Të akuzuarit kanë besuar që Bedri Rexhepi tashmë i ndjerë, i posedonte për të cilin më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, tha prokurori i rastit, Armend Hamiti.
Poashtu, ai ka njoftuar se lidhur me këtë rast është ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për veprat penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “dëmtimi i varreve apo kufomave”.