Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë në Rahovec, pasi kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një të miture.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë (burrë dhe grua) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare të moshës së mitur”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit do të lirohet në procedurë të rregullt.