Ushtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses sfidën 5-ditore të mbijetesës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Ushtarët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, ka shkruar Mehaj.
Ai ka thënë se kjo është një sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot e FSK-së.