Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes kanë realizuar një patrullë rutinë sot në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
KFOR përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto patrullime janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Po ashtu, KFOR-i riafirmoi angazhimin për të zbatuar mandatin e tij, i cili është i mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
KFOR gjithashtu theksoi se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të koordinuar veprimet e sigurisë në terren.