Skuadra nga Lipjani, Ulpiana vazhdon të konsolidojë ekipin për edicionin e ri në Ligën e Parë me objektivat për t’u rikthyer në Superligë.
Krahas shumë prurjeve të reja, KF Ulpiana sot ka në nënshkruar kontratë profesionale me talentin Erjon Krasniqi, shkruan Demokracia.com.
“KF ULPIANA ka arritur marrëveshje me talentin Erjon Krasniqi
Në ambientet e klubit Presidenti i KF ULPIANA, Jeton Gashi dhe futbollisti Erjon Krasniqi kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.
Kryetari Gashi i dëshirojë mirëseardhje lojtarit Krasniqi ku njëkohësisht i uroj suksese dhe potencoi se ky lojtar do të jetë ndër futbollistët më cilësor në vend dhe rajon në të ardhmen e afërt, pasi që është lojtarë i shkolluar që nga mosha 5 vjeqare dhe ka teknikë të jashtëzakonshme”, ka shkruar KF Ulpiana.
Të kujtojmë se Erjoni tash 19-vjeçat, ka kohë që merret me futboll derisa talenti i tij ishte zbuluar shumë herët. Ai ka qenë edhe pjesë e Kampit të skuadrës së madhe AC Milan, derisa te Ulpiana po shpreson të gjejë hapësira për ta shfaqur talentin e madh që ka.