Pjesa më e madhe e trupit të njeriut përbëhet nga uji, pasi 75% e peshës trupore përbëhet prej H2O. Pjesa më e madhe e ujit gjendet brenda gjelizave të trupit. Pjesa tjetër gjendet në hapësirën jashtëqelizore, që përbëhet nga enët e gjakut dhe hapësirat mes qelizave.
Dehidratimi ndodh kur sasia e ujit që largohet nga trupi është më e madhe sesa sasia që futet në të. Trupi ështe shumë dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Ne humbasim ujë automatikisht kur marrim frymë dhe uji largohet nga trupi ynë, djersijmë për të ftohur trupin dhe urinojmë apo nxjerrim mbeturinat ushqimore nga zorra e trashë. Në një ditë normale, një person duhet të pijë një sasi të konsiderushme uji për ta zavendësuar këtë humbje rutinore.
Cilat jan shkaqet e dehitrimit
Shkaqet janë: diarreja, të vjellat, djersitja, diabeti, djegiet dhe pamundësia për të pirë.
Reagimi fillestar i trupit ndaj dehidratimit është etja për të marrë më shumë ujë dhe për të urinuar më pak në mënyrë që trupi ta ruajë ujin. Urina bëhet më e përqendruar dhe me ngjyrë më të verdhë. Ndërkohë që niveli i humbjes së ujit rritet, shohim edhe simptoma të tjera si për shembull rritje të etjes, gojë të thatë, mosdalje lotësh apo djerse, ngërçe të muskujve, marrje mendsh dhe të vjella, rrahje të shpeshta të zemrës. Si përfundim, nëse dehidratimi nuk trajtohet, trupi mund të bjerë në koma dhe mund të këtë problem funksionimin e organeve të brendshme.
Këshilla për parandalim?
• Planifikoni dhe merrni me vete ujë për të gjitha aktivitetet e kryera jashtë, ku djersitja dhe stresi nga të nxehtët rrisin humbjen e lëngjeve.
• Kur temperaturat janë të larta, planifikoni aktivitete që duhet të bëhen jashtë vetëm në orare të ditës kur temperaturat jan më të ulëta.
• Më të rrezikuar nga dehidratimi janë të vegjëlit dhe të moshuarit. Sigurohuni që më të moshuarit, të vegjëlit dhe fëmijët të kenë ujë të pijshëm mjaftueshëm dhe ndihmojeni ata sipas nevojës.