Ballkani dhe Klaksviku do të përballen këtë javë, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Konferencës.
Ballafaqimi do të zhvillohet më 11 gusht, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Torsvollur”, të Torshavnit, transmeton lajmi.net.
UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, të cilët janë nga Gjeorgjia.
Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze.
Ndërkohë Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt.
Përballja e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Suharekës, pasi triumfoi me rezultat 3-2.