Shtëpia botuese “Olymp” ka nderin t’ju ftoj që të merrni pjesë në promovimin e librit “UÇK përballë shpifjeve” të autorit Gjeneral Kudusi Lama.
Promovimi do të mbahet më 09.06.2022 në orën 12:00, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.
Për librin do të flasin njohës të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe protagonist të ngjarjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prof. dr. Kudusi Lama, i njohur si Gjenerali i luftës së Kosovës, është autor i disa librave nga fusha e studimeve ushtarake dhe të sigurisë, gjithashtu, ka botuar edhe libra publicistikë dhe nga fusha e mendimit politik.
Përmes librit “UÇK përballë shpifjeve” ai i kundërvihet procesit gjyqësor që Gjykata Speciale në Hagë po ushtron ndaj ish-liderëve të UÇK-së./tv-opinion.com