Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë pjesë në promovimin e “Diversitetit dhe Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit” ku, përmes mbledhjes solemne, u zyrtarizua gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit.
Postimi i tij i plotë:
Ndihem i privilegjuar sot që isha pjesë e “Promovimit të Diversitetit dhe Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit” ku, përmes mbledhjes solemne, u zyrtarizua gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.
Falënderoj asamblistët për përkrahjen e kësaj iniciative!
Diversiteti është vlerë e Prizrenit dhe jam krenar me këtë qytet që është mozaik me shumë ngjyra dhe këtë duhet së bashku ta shfrytëzojmë për promovim të Prizrenit që jeton në paqe, në çdo aspekt.
Dua të theksoj se komuniteti rom është shembull për angazhimin e madh për arritjen e qëllimeve dhe ndikimit në gjithë shoqërinë për respektimin e të drejtave të të gjithëve, gjë të cilën Komuna e Prizrenit e ka prioritet.
Urime të gjithëve!