Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka reaguar pasi aktivisti i komuniteti goran, Fatir Berzati ka thënë se në këtë komunë është një zyre ruse, pra organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.
Xheladini përmes një shkrimi në Facebook tha se organet kompetente janë në dijeni për këtë deklaratë.
“Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi. Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit”, tha Xheladini.