Diona Fona dhe Andi Artani janë përfolur shumë për një lidhje mes tyre.
E gjitha kjo nisi pasi Andi u bë pjesë e klipit të Dionës, derisa ai ishte pjesë e “Për’puthen”, ndërsa u akuzua nga ish e dashura e tij atë kohë, Jasmina Kadriu se ish-konkurrenti e la në festë për të shkuar tek këngëtarja.
Së fundi Diona ishte e ftuar në “Pardon My French” ku ka folur për këtë histori.
Këngëtarja ka sqaruar një herë mirë raportin e saj me ish konkurrentin e “Për’puthen 2”.
“Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale”, tha ajo.
“Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket.”, shtoi tutje ajo