Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se e kanë sulmuar njëri tjetrin.
Kështu është njoftuar përmes raportit 24 orësh të PK-së, ku është shtuar se dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu thuhet se rasti ka ndodhur në Rahovec dhe se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR. Rahovec 17.10.2022 – 11:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se e kanë sulmuar njëri tjetrin. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.