Të dielën është arrestuar një person në Fushë-Kosovë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “dhunim”.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’”.
“Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.