Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e një vajze në Prishtinë, e cila është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë dhe dëgjohej duke thënë se “e kam babin prokuror”.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, deklaroi për Telegrafin se babai i vajzës me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi.
“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identitet i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës”, tha Ulaj.
Ajo tutje bëri të ditur se rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente.