Banorët Korishës, Malësisë e Re, Lubizhdës, Skorrobishtit, Velezhës, Shpenadisë dhe Trepeticës kanë mbajtur mbrëmë dëgjimin Publik në të cilin janë paraqitur kërkesat e banorëve.
Në këtë dëgjim publik kanë marrë pjesë strukturat lokale udhëheqëse të cilat janë shprehur se do t’i dëgjojnë kërkesat të cilat do t’i evidentojnë për ti realizuar.
Ymer Berisha zëdhënës i Komunës tha se Komuna ka vullnetin që t’i evidentojnë të gjitha kërkesat, të cilat do të realziohen varësisht nga buxheti.
Kryetari i Komunës Shaqir Totaj tha se Komuna është në fazën e përgatitjes së draft buxhetit i cili në shtator pritet të miratohet. Ai tha se po punohet për një buxhet gjithpërfshirës dhe do të përfshihen të gjitha projektet sipas nevojave.
Përfaqësuesit e fshatrave paraqitën nevojat më emergjente të fshtarave, të cilat kanë të bëjnë me rrugët, sinjalizimin, e kamerat e sigurisë.
Sulltan Badallaj nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njoftoi se buxheti i Komunës së Prizrenit është mbi 57 milion euro.