Ministria e Mbrojtjes së Turqisë i ka dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), uniforma ushtarake të kamuflimit në borë për FSK-në.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
Turqia donacion për FSK-në, i nevojshëm për stinën e dimrit
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë i ka dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), uniforma ushtarake të kamuflimit në borë për FSK-në.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë”, thuhet në njofti.
Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.
“Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha”,
“Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së”, mbaron njoftimi.