Autoriteti monitorues i mediave në Turqi ka bllokuar qasjen ndaj shërbimeve turke të medias amerikane Zëri i Amerikës dhe asaj gjermane të Deutsche Welle, duke nxitur kështu kritika mbi censurë të lirisë së mediave
Bordi Suprem i Radios dhe Televizionit vuri në zbatim një vendim të muajit shkurt ku i kërkohet mediave ndërkombëtare që transmetojnë përmbajtje televizive online për të aplikuar për licence transmetimi. Të enjten në mbrëmje, një gjykatë në Ankara vendosi që të kufizojë qasjen ndaj faqeve të internetit të mediave shtetërore Deutsche Welle dhe të Zërit të Amerikës.
Në një deklaratë të publikuar të premten, Deutsche Welle shprehet nuk kishte zbatuar kërkesat e licencimit sepse kjo “do të kishte lejuar qeverinë turke të censuronte përmbajtjen editoriale”.
Drejtori i përgjithshëm Peter Limbourg tha se kjo i ishte sqaruar në mënyrë të detajuar bordit turk për televizionet dhe radiot (RTUK).
Ilhan Tasci, një anëtar i RTUK-së nga partia më e madhe opozitare turke (RPP) deklaroi se kundërshtonte vendimin për të bllokuar dy mediat ndërkombëtare. Bordi i kishte kërkuar gjykatës për të kufizuar eksesin, tha si.
Sindikata e Gazetarëve në Turqi e quajti vendimin si një përpjekje për të censuruar mediat. “Hiqni dorë nga ndalimi i çdo gjëjë që nuk pëlqeni, shoqëria turke kërkon liri”, shkruhet në Twitter.
Zëri i Amerikës gjithashtu tha në shkurt të ndërkohë që licencimi për radio dhe televizion ishte një normë, interneti nuk ka një limit për transmetimin e valëve.
Turqia u cilësua si një vend “mediatikisht jo i lirë” për vitin 2021 në raportin vjetor të indeksit nga “Freedom House”. Mijëra adresa interneti janë bllokuar nga autorittet turke. Reporterët pa Kufij e renditën Turqinë në vend të 149-të nga 180 shtete në indeksin e Lirisë Botërore të Mediave, duke cituar se “po përdoren të gjitha mjetet e mundshme për të censuruar kritikët”, përfshi konfiskimi i kartave të mediave për gazetarët, censura online, padi dhe arrestime.